Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, kanë realizuar kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, me qëllim të ndëshkimit të atyre që nuk posedojnë dokumentet e nevojshme në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të udhëtarëve.
Gjatë aksionit të realizuar gjatë periudhës 19 shkurt deri 1 mars janë shqiptuar 193 fletëparaqitje për kundërvajtje, prej tyre 39 fletëparaqitje janë ndaj autobusëve ndër-urban, 154 ndaj taksive pa leje pune ose kundërvajtjeve për ndalim ose parkim të palejuar.
Po ashtu është lëshuar një procesverbal dhe janë konfiskuar dy mjete motorike- 1 kombi dhe 1 veturë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në funksion të krijimit të sigurisë së përgjithshme, përfshirë edhe menaxhimin e transportit rrugor.