Shumë vite e qysh moti, pa ndërprer e kurrë pa u lodhur, edhe mësues e edhe prindër, ju mbijetuat edhe në kohërat kur rrezikohej jeta juaj, dhe asnjëherë dhe kurrë nuk kursyet vetën tuaj për arsimin shqip ndër breza. S’ka çmim e as dekoratë që barazpeshon me kontributin tuaj ndër shekuj. Ju para nesh, ata para jush, e shume të tjerë për të cilët mësuam gjatë jetës, janë themele të forta mbi të cilat u ndërtua çdo gjë.
Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, gjithandej ku flitet e lexohet shqip, shënohet si ngjarje me rëndësi kulturore historike. Ne shqiptarët përgjithësisht kemi data të shumta që krijuan historinë, por 7 Marsi është kryevepra, sepse nga këtu lindë dija, dashuria për librin, për letrat shqipe, për poezinë, për atdheun. Këtu lindë njerëzorja, vetëdija qytetare e kombëtare, vullneti për liri e shtet. Pra, çdo ngjarje e madhe historike, rrënjët i ka tek mësuesi, aty ku filloi gjithçka.
Urime 7 Marsi, Dita e Mësuesit!
Arta Haziri Nuhiu