Nënkryetarja e AAK-së, njëherit edhe zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra, vizitoi të lënduarit e aksidentit të djeshëm që ndodhi në qytetin e Gjilanit, që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
“Sot, së bashku me drejtorin e shëndetësisë komunale të Gjilanit, Selami Xhemajli, vizitova të lënduarit e aksidentit të djeshëm në komunën e Gjilanit, ku humbi jetën një person dhe 20 të tjerë u lënduan. Jemi pranë familjarëve të të lënduarve për t’iu dalë në ndihmë në çdo aspekt.
U bëj thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit, duke uruar që raste të tilla të mos ndodhin më asnjëherë.
Poashtu falënderoj stafin e emërgjencës për mobilizimin e tyre të menjëhershëm, si dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit, të cilët kishin qenë të gatshëm që të kontribojnë dhe t’iu ndihmojnë të lënduarve!”, ka thënë Shkodra.