Llogaritja verore e kohës fillon të dielën e fundit të këtij muaji.
Shumica e vendeve të Europës do t’i zhvendosin akrepat përpara për një orë të dielën, më 31 mars 2019. Momenti zyrtar i ndryshimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para, duke shënuar 03:00.
Në shtator të vitit 2018, Komisioni Europian nxori një projekt-direktivë.
Në një sondazh publik, më shumë se 80% e 4.6 milionë të anketuarve votuan për t’i dhënë fund ndryshimeve të orës sezonale, por shtetet anëtare të BE-së u bënë thirrje për më shumë kohë para se t’i japin fund kësaj praktike.
Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Europën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.
Norma europiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.
Nëse vazhdon të ndryshojë ora sezonale, atëherë llogaritja dimërore e kohës do të fillojë nga 27 tetori 2019, duke u kthyer akrepat për 60 minuta pas./21Media