Në fshatin Kranidell të Kamenicës, një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes së traktorit.
Nė vendin e ngjarjes kane dalë njësitë relevante policore, njësiti i zjarrfikësve si dhe mjeku kujdestar i Q.K.M. familjare- Kamenicë, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Po ashtu ne vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ku me vendimin e tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion nė IML.
Në raportin e Policisë kjo vdekje është cilësuar si e dyshuar.