Ne,anëtarët e ABASH—kut të shkollës së MU “ Abaz Ajeti” në Gjilan jemi të mllefosur nga se deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, i zgjedhur me votat e qytetarëve, përkatësisht edhe neve mësimdhënësve, ofendon së pari një Njeri, së dyti një udhëheqës të të gjithë mësimdhënësve dhe para se gjithash edhe një prind.
Në konotacionin e shprehjes DEBILL nga deputeti , u munduam ta gjejmë në fjalorët tanë por mendja dhe sytë tanë nuk panë ofendim të tillë e aq ma pak ta gjejnë në fjalorin e ndërgjegjes dhe njerëzores.
Ndoshta për deputetin do të jetë e sikletshme por përtej sikletit duhet të jetë ndërgjegjësimi i tij që Kryesindikalistit tonë dhe gjithë anëtarëve të SBASH-ut t’u kërkojë falje, se përndryshe nesër ai si do të merr guximin të flet për problemet dhe vështirësitë që ka vendi ynë pa qenë vet i ndërgjegjshëm.
Nuk duam të shkruajmë këtu për të shfrytëzuar kohën për të arriturat e SBASH-kut sepse për të është m duke u folur çdo ditë.
Me të metat dhe të mirat e saj, ne jemi për krah SBASH-kut dhe çdo synim përuljeje nuk do të lejohet nga vet anëtarët e kësaj Sindikate.
P.S. Anëtarët e e SBASH-kut nga SHMU ”Abaz Ajeti” Gjilan.
Arbresha Aliu