Asambleistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit, përmes një komunikate për opinion kanë njoftuar se nesër do të mbajnë një konferencë të jashtzakonshme për ditën e diel, e cila ishte parapar që dita e diel të ishte ditë pushimi në sektorin privatë, por që nga shumica e asambleistëve nuk u votua kjo pikë e rendit të ditës.
Ja komunikata e plotë:
Ashtu sic tashmë jeni njoftuar, projekt rregullorja për orarin e punës në komunën e Gjilanit, u shtye pa afat të caktuar në Kuvendin Komunal pa asnjë arsye, përkundër që u mbajt dhe dëgjim publik për këtë çështje.
Andaj ne asambleistët që votuam kundër shtyrjes së kësaj pike, ju ftojmë në konferencë për media, ditën e diel (02.06) në ora 11:30, para objektit të Kuvendit Komunal në Gjilan, për të diskutuar rreth kësaj çështje dhe hapat e mëtutjeshëm që do ndërrmeren.
Festa Shabani PSD
Arta Haziri Nuhiu AAK
Ibish Ibishi – i pavarur
Mefail Jonuzi- i pavarur
Xhelal Hajrullahu- i pavarur
Gjithë të mirat!