Skandalet e “Komunes së Gjilanit”, lidhur me projektin për “Rindërtimin e Tregut të Qytetit”, duket se nuk po arrinë të prekin fundin assesi. Tanimë dy muaj pas fillimit të punimeve në treg, kontraktuesi i punimeve, ka filluar ta kubëzoj një pjesë të tregut mbi asfaltin e vjetër, në kundërshtim me obligimet që parashihen me Kontratën e Punës për ndërtimin e tregut me numer identifikues: 651-18-5108-5-1-1.
Më saktësisht në pjesën e kontrates ku specifikohen “Paramasat dhe parallogaria për objektin tregtar “Tregu i Gjelbërt në Qytetin e Gjilanit”, në dispozitat ku parashihen punët e dheut, janë të paraqitura si punë që duhet kryer, dhe për të cilat kontraktuesi duhet paguar “Gërmimi, largimi dhe me pas ngjeshja e dheut rreth objektit për nivelizimin e tregut”. Por si duket kontraktuesit nuk po i bëhet vonë për këtë dhe ka filluar të shtroj kubëza mbi asfaltin e vjetër e shumë të dëmtuar të tregut.
Këto punime jocilësore kanë kontribuar në rritjen e dyshimeve në mesin e shumë shitësve për mundesinë e keqpërdorimit dhe kryerjen e punëve “shkel e shko” në treg.
Gjendja aktuale e tregut përmes fotove: