Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjilan, sot, ka përfunduar aktivitetet e saja të cilat lidhen me muajin e Madhërishëm të Ramazanit, duke shpërndarë dhurata për fëmijët e ciklit parashkollorë dhe disa fëmijë të klasës së parë.
Sot, kryetari I Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, së bashku me drejtorin e drejtorisë së arsimit, Nazim Gagica, dhe drejtorin e shkollës SHFMU ‘’Selami Hallaçi” shpërndanë dhurata për fëmijët e kësaj shkolle.
Ndërsa dje, disa prej këtyre dhuratave u shpërndau edhe në shkollat : “Rexhep Elmazi”, “Abaz Ajeti”, “Thimi Mitko” dhe “Nazim Hikmet”- në Dobërçan.
700 dhurata për fëmijë, me rastin e festës së Fitër Bajramit
Ndani këtë artikull