Derisa Komuna e Gjilanit këto ditë po përballet me mungesë uji të pijes për shkak të thatësisë që po mbretëron këto ditë, ka lagje në qytet që banorët e tyre akoma nuk e dijnë çështë ujësjellësi.
Ndër lagjet e qytetit, e cila kohë të gjatë, përveç mungesës së infrastrukturës tjetër themelore për jetesë, përballet edhe me mungesë të ujësjellësit, është Lagjja “Porodin”, që kufizohet me lagjjen urbane të qytetit “Dheu I Bardh”. Atje veç është në proces realizimi i projekti të ujësjellësit, më në fund një shpresë që këtë vit do të rrjedh uji edhe në çezmat e këtyre familjeve.
Mirëpo, është lagjja tjetër përreth “çarkores”, në rr. “Metush Krasniqi”, e cila nuk ka ujësjellës, e as sistem të kanalizimit, sistem ky që akoma funksionon në mënyrë klasike, përmes gropave septike.
Duke e parë se kërkesave të njëpasnjëshme të këtyre banorëve, për sigurimin e ujësjellësit dhe rregullim të kanalizimit, autoritetet përgjegjëse të komunës nuk po u japin përgjegje, unë dje në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal ngrita këtë shqetësim, me ç’rast, nga drejtori i Drejtorisë komunale për Shërbime Publike, kam marrë përgjigje inkurajuese sa i përket çështjes së kanalizimit, por jo edhe të ujësjellësit. Sipas tij, projekti për kanalizim, i siguruar nga vet banorët e lagjes “Metush Krasniqi”, është miratuar nga komuna e cila qenka gati për fillimin e punimeve për realizimin e këtij projekti.
Ndërkaq, sa i përket ujësjellësit, sipas drejtorit, nuk ka ndonjë plan konkret, me arsyetimin, për mua të paqëndrueshëm (!), se ka mungesë të ujit (duke iu referuar gjendjes momentale të krizës për ujë të pijës nga thatësia!).
Sido që të jetë, shpresojmë që të paktën projekti i kanalizimit, për lagjen “Metush Krasniqi”, të realizohet këtë vit.
✍?Shefik Surdulli /këshilltar komunal, nga PDK – Gjilan/