Shkruan: Izmi Zeka
2 korrik 1990 tani më është datë historike dhe nga ky kënd edhe duhet të shihet.
Historia dhe të bëmat e shqiptarëve të Kosovës duhet të shikohen në kontestin historik
Kjo deklaratë Kushtetuese e delegatëve të atëhershëm të Kosovës e miratuar para Kuvendit njohu Kosovën subjekt të veçantë në kuadër të Jugosllavisë.
Ky akt juridik e politik ishte edhe një dëshmi se shqiptarët e Kosovës bënin përpjekje për mëvetësi nga Serbia dhe çlirim nga thundrat Serbe.
Andaj kjo deklaratë e shpallur në mënyrë unanime preku edhe sedrën e institucioneve ndërkombëtare për aspiratën e shqiptarëve për mëvetësi.
Proceset e shtetë ndërtimit asnjëherë nuk janë të ndara njëra me tjetrën dhe si e till duhet të shikohet edhe Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të viti 1990.