Me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot kemi nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi, kësaj radhe për financimin e projektit “Krijimi i zonave të gjelbra në Gjilan”, në vlerë prej 550 mijë euro.
Komuna e Gjilanit ka trashëguar shumë probleme në fushën e mjedisit andaj përmes investimeve kapitale kjo komunë do të arrij një zhvillim të qëndrueshëm.
Me këtë projekt Gjilani do të merr një pamje të re, një cilësi më të mirë të ajrit dhe mjedisit në përgjithësi. Angazhimi jonë i përbashkët mbetet që përmes projekteve të krijojmë një qytet ekologjik që do të jete shembull dhe për komunat tjera.
Këtë vit në Gjilan si MMPH po fillojmë së realizuari 5 projekte që në total kapin vlerën prej 1 milion e gjysmë euro:
Krijimi i zonave të gjelbra në Gjilan në vlerë prej 550 mijë euro; Vazhdimi i punimeve në Lumin Mirusha në vlerë prej 250 mijë euro; Ndërtimi i kanalizimit në shtratin e lumit në Dobërçan në vlerë prej 550 mijë euro dhe Pastrimi i shtretërve të lumenjve Morava dhe Stanishorka në vlerë prej 100 mijë euro si dhe projektin ‘Ta pastrojmë Kosovën’ në vlerë prej 100 mijë euro.
Me kryetarin Haziri kemi diskutuar edhe për problemin e ujit të pijshëm. Jam i përkushtuar si ministër që komunës së Gjilanit t’i ofrojmë mbështetje të plotë që ta tejkalojmë krizën e ujit të pijshëm.
Po ashtu i bëjmë me dije edhe Qeverisë edhe dikastereve tjera të qeverisë, se duhet të përfillet në mënyrë urgjente kërkesa e Komunës së Gjilanit, dhe MMPH-ja është e gatshme të jap mbështetje për ta kaluar krizën e madhe të ujit.