Njëri ndër klubet më me renome në hendbollin kosovar ai i Dritës nga Gjilani është në prag të shuarjes.
Klubi ‘bardhekaltër’ është përballur me probleme financiare vazhdimisht vitet e fundit, ndërkohë që kulminacioni ka ardhur këtë vit, me ç’rast drejtuesit e klubit dhe hendbollistët nuk e kanë ndërmend të nisin fare sezonin duke lejuar kështu përfundimin e klubit.
Pavarësisht përpjekjeve për të mbijetuar duket se kriza ka mposhtur vullnetin dhe dëshirën e gjilanasve.
Lajmin për shuarjen e klubit e kanë konfirmuar hendbollistët e klubit në kushte anonimiteti të dëshpëruar nga ajo se çfarë po ndodh me sportin gjilanas.
Edicioni i ri në hendbollin kosovar pritet të fillojë më 14 dhe 15 shtator, teksa shorti i kishte vënë gjilanasit përballë Vushtrrisë.