Partitë politike më 17 shtator do të tërheqin shortin për renditje në fletëvotim. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Më 17 shtator është planifikuar tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim”, ka thënë Elezi.
Në listën përfundimtare të subjekteve politike që janë certifikuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, janë 20 parti politike dhe 4 koalicione.
Koalicioni NISMA-AKR-PD është certifikuar së bashku me 110 kandidatë për deputetë. Koalicioni SLOBODA është certifikuar me 8 kandidatë. Ndërkaq AAK-PSD Koalicioni 100% Kosovë është certifikuar po ashtu me 110 kandidatët për deputetë.
Koalicioni VAKAT është certifikuar me 55 kandidatë. Ndërkaq nga partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar me 110 kandidatë, partia Fjala me 51, Kosova Demokratik Turk Partisi me 30, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës me 27, Iniciativa e re Demokratike e Kosovës me 24, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës 50 kandidatë, Samostalna Liberalna Stranka 1, Gradanska Inicijativa Gore 6, Nova Demokratska Stranka 59 kandidatë, Partia e Ashkalinjëve për Integrim 38 kandidatë, Partia Liberale Egjiptiane 48, Partija Kosovskih SRBA me 12 kandidatë, Jedinstvena Goranska Partija me 13, Pokret Za Gora 6 kandidatë, Srpska Lista me 17 kandidatë, Stranka Demokratske Akcije 9 kandidatë, Kosovaki Nevi Romani Partia 8 kandidatë.
Me 45 kandidatë për deputetë është certifikuar edhe Partia Euroatlantike e Kosovës e themeluar nga Milaim Zeka. Me nga 110 kandidatë janë certifikuar edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare për vitin 2019 do të mbahen me 6 tetori, dhe do t’i kushtojnë KQZ-së rreth 6 milionë euro./Telegrafi/