Sipas raportit të Policisë, në Gjilan janë arrestuar tre të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje ishin përfshirë në rrahje.
Dy dyshuarit për shkak të lëndimeve kanë marrë tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit të tre janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, transmeton Koha.net.