Për Shtet, drejtësi dhe demokraci ku *askush nuk është mbi ligjin*.
Kosova edhe pas një dekade nga Pavarësimi i saj vazhdon të mos ketë administrim të mirë në drejtësi si dhe vazhdon të ketë jo-gatishmëri në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Kështu në të gjitha raportet dhe vlerësimet e institucioneve relevante ndërkombëtare mbi drejtësinë, Kosova mbetet në listën e vendeve që nuk ka shënuar progres të mjaftueshëm në fushën e zbatimit të ligjit, transparencës, ndikimit politik si dhe në efikasitet në zgjidhjen e rasteve.
Raportet konstatojnë se firmat dhe investitorët e huaj kanë humbur besimin ndaj gjyqësorit në Kosovë në zgjidhjen e drejtë si dhe pa vonesa të mëdha të çështjeve ekonomike dhe pronësore me të cilat rrezikohet ambienti për investime dhe të bërit biznes në Kosovë.
Tani, Kosova si Shtet i së drejtës dhe demokracisë duhet të fitoj betejën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe të arrij standardet më të larta në administrimin e saj.
Ne do të mbështesim dhe vihemi në krah të politikave dhe strategjisë që garantojnë ndarjen e pushteteve dhe Pavarësi të plotë të drejtësisë.
Poashtu jemi për veting sipas standardeve në vlerësim të performancës në detyrë dhe zbatimin e normave të së drejtës.
Mbrojtjen institucionale të statusit të gjyqtarit që garanton imunitet të plotë në kryerjen e funksionit si për mendimet dhe vendimet e marra në pajtim me ligjin.
Drejtësi që garanton lirinë e shprehjes, të fjalës, të shtypit dhe të medias si pjesë integrale e çdo shoqërie demokratike.
Besoni në Shtet ligjor.
F.R.
Vjosa R. Osmani
Fatmir Rexhepi nr.20
Lidhja Demokratike e Kosovës nr.134
#LDK #LDK134 #FatmirRexhepi #FatmirRexhepi20 #nr20