Nga një fshat i lënë anash, pas vetëm dy vjet qeverisje nga Haradinaj, sot Cërrnica duket ndryshe. Shumë gjatë e shumkush e ka mashtrua Cërrnicën, e ka mashtrua Gjilanin dhe krejt Kosovën. Kemi premtuar se Gjilani me rrethinë do të duket ndryshe, i mbajtëm premtimet. Ka ndryshua edhe Gjilani, edhe Cërrnica, po ndryshon e gjithë Kosova.
Koncepti 100% KOSOVË, përveç në Cërrnicë e Livoç, Gumnishtë e Kravaricë, po gjenë përkrahje të fuqishme gjithandej Anamoravës, në gjithë Kosovën. Temat e mbyllura nga qeveria Haradinaj, taksa e ushtria, Trepça, ligji i pagave dhe ai i kryeqytetit, dhe qëndrimi i pa lëkundur i Haradinajt karshi presioneve, janë disa nga arsyejet e shumta që sot kemi përkrahje të fuqishme për koalicionin AAK-PSD, dhe për Haradinajn kryeministër.