Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk pret që marrëveshja finale me Serbinë të bëhet para pranverës.
“Nuk mendoj se para pranverës së ardhshme mund të ketë marrëveshje me Serbinë”, ka thënë Kurti në TV Syri, shkruan Reporteri.net.
Por Kurti ka thënë se para pranverës mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë.
“Të nëshkruhet deklaratë e përbashkët e paqes mes Kosovës e Serbisë ku zotohemi se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën. Serbia merr armatim prej Rusisë, ne s’jemi në NATO, por NATO është në Kosovë. Për paqe afatgjate kemi nevojë për një deklaratë të përbashkët të paqes do t’i kontribuonte për integrime evropaine. Të nëshkruhet deklarata e paqes për mos sulmim ushtarak të njëra-tjetrës është e vetmja gjë që mund të bëjmë para marsit”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/.