Aktivistë e anëtarë të kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan janë bashkangjitur në aksionin e banorëve të fshatit Përlepnicë për të pastruar Liqenin e Përlepnicës, që për fat të keq, pjesa më e madhe ka mbetur pa ujë.
Aksione të tilla urojmë të vazhdojnë edhe më tutje, në mënyrë që ne si qytetarë të ndihmojmë në mbajtjen e ambientit të pastër, ndërsa bëjmë thirrje organeve komunale që të ndërmarrin hapa konkret që problemi i ujit të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që të ndërpriten reduktimet e ujit për banorët e Komunës së Gjilanit.