Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se Haziri mund ta zëvendësojë Mustafën në takimet me Kurtin
Në takimin e katërt me radhë që do e mbajnë LDK e LVV, pritet që pjesëmarrës të jetë edhe Lutfi Haziri.
Kjo pasi që ky i fundit tashmë zyrtarisht është anëtar i grupit punues të Lidhjes Demokratike.
Lëvizja Vetëvendosje është pajtuar me prezencën e Hazirit në takime e pas këtij qëndrimi nuk kanë dashur të komentojnë më shumë për T7.
Por pak më ndryshe se ta, po thonë njohësit e rrethanave politike në vend.
Faton Avdullahu po thotë që grupi punues i LDK-së, me ardhjen e Hazirit përfaqëson një klan ndryshe prej Vjosa Osmanit.
Madje përfshirjen e Hazirit, e sheh rezultat të pakënaqësive të nënkryetarit të LDK-së.
Nderkaq Imer Mushkolaj po vlerëson se Haziri mund ta zëvendësojë edhe prezencën e Isa Mustafës në takimet me Kurtin.
Sipas tij LDK e vjetër nuk do e lë Vjosa Osmanin që të vendos për koalicionin, por as për vendime të tjera.
Emërimi i Hazirit në ekip është bërë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.