Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani.
Ai ka treguar se me Osmanin kanë biseduar rreth përgatitjes së qeverisë së re.
“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar ai.