Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott,mbrëm ka pritur në darkë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur, vetë ambasadori britanik, përmes faqes profilit të tij zyrtar në ‘Facebook’.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Richard Moore.
“Sonte kam pritur për darkë në Rezidencën time Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, ka shkruar Abbott.