Gjilani ka muaj që ballafaqohet me mungesë të ujit dhe është e quditshme se si nuk kemi reagim qytetarë për aspekte elementare të jetës së njeriut.
Pushteti në Gjilan ka muaj që mban konferenca dhe ankohet për mungesë të ujit por zgjidhje nuk bënë, kështu që Gjilani me rrethinë mbetet nën mëshirën e zotit.
Opozita duhet të bëjë punën e vetë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe të ngrit zërin aty ku është vendi në Kuvendi Komunal.
Shoqëria civile e cila është e heshtur dhe nuk e ngritë fare këtë problem krucial dhe jetësor për qytetarët e Gjilanit duket e habitshme.
Ndoshta jemi mësuar të mirremi me politka të larta dhe kemi harruar se jeta dhe zhvillimi i saj fillon prej shtëpisë ku nisemi.
20 vjet pas luftës dhe ende të ballafaqohemi me problemin e ujit paraqet nonsens dhe papërgjegjësi totale të qeverisjes gjilanase.
Nga krejt kjo që po shihet se neve na mbetet vetëm të lutemi te zoti që të ketë të reshura atmosferike sepse zgjidhjet tjera nuk po bëhen ashtu siç i ka bërë tërë bota e qytetëruar.