Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në vendin ku pritet të fillojë takimi me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti nuk është parë duke hyrë, por thuhet se është brenda.
Takimi i tyre po mbahet larg mediave, teksa nuk dihet nëse pas përfundimit të tij ata do të prononcohen.
Duke mos i mohuar diskutimet për emërimin e presidentit pas dy viteve, Kurti tha se fokusi i diskutimeve duhet të jetë tek karriget e zbrazëta, si kryeministri dhe kryetarit të Kuvendit që kanë mbetur pa përfaqësues.
Kandidati për kryeministër paralajmëroi se me LDK-në duhet të përshpejtojnë drejt formimit të qeverisë sepse brenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe brenda 30 ditësh do të ftohet edhe seanca nga presidenti.
Kurti edhe një herë është shprehur i vendosur për të mos përfshirë në koalicion Listën Serbe.