Kombëtarja e Kosovës nuk arriti të kualifikohet përmes grupeve në Euro 2020.
Mirëpo “Dardanët” mund të hyjnë në Kampionatin Europian përmes Ligës së Kombeve, njofton Klan Kosova.
Përballja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kuadër të Ligës D do të zhvillohet me 26 mars në ora 20:45 në arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Ndërsa përballja midis Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë do të zhvillohet në Tbilisi me fillim në ora 18:00.
Fituesi i ndeshjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të udhëtojë për në Tbilisi apo Minsk. Ndeshja finale e Ligës D do të nisë në ora 18:00.