Zyret e VV-së të mbushura me vullnet e shpresë në ndihmë familjeve pas tërmetit në Shqipëri.
Aksioni i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan po rezulton tejet i suksesshëm, aq sa zyret janë të stërmbushura me ndihma për familjet e pastrehë në Shqipëri pas tërmetit të natës së mbrëmshme.
Batanije, barna, rroba e ushqime të shumta nga donatorë e qyetatarë të shumtë të Gjilanit, të cilët edhe një herë po tregojnë shpirtin human e solidar dhe po bashkëndjenjë me familjet e viktimave të tërmetit dhe të pastrehët në Shqipëri.
Lëvizja VETËVENDOSJE! po vazhdon aksionin, ndërsa zyret janë plotësisht në funksion të aktivitetit për mbledhjen e ndihmave për familjet në nevojë.