Tifo – grupi ‘kuqebardhë’ “Skifterat” e Gjilanit ishin për ngushllime në familjen Abazi në Livoç, e cila humbi dy më të djemtë nga tërmeti në Durrës.
“Skifterat” për dy ditë me radhë ka grumbulluar ndihma për të prekurit në Shqipëri, ndërsa së fundmi kanë ndihmuar financiarisht edhe familjen gjilanase, Abazi, transmeton 2LONLINE.com.
Nga iniciativa e tyre emergjente dhe në bashkëpunim me qytetarët e Gjilanit, kontribues në këtë fond, “Skifterat” dorëzuan në total 2.740 euro dhe 1.100 franga për familjen Abazi.
“Skifterat” kanë qenë shumë transparent, duke publikuar emrat e gjithë donatorëve, të cilët poashtu i kanë falënderuar për kontributin.
“Falemnderojmë të gjithë Skifterat dhe njerëzit human për përgjigjen e shpejtë”, kanë shkruar ata në Facebook.