Tërmeti që ndodhi në Shqipëri me 26 nëntor konsiderohet si më katastrofik i ditëve të fundi, i cili morri jetën e shumë shqiptarëve, në mesin e të cilëve ishin edhe dy vëllezërit nga Gjilani.
Isa Abazi 29 vjeçar dhe Shemsedin Abazi 32 vjeçar ishin dy vëllezërit gjilanas të cilët udhëtonin në Durrës për punë.
Ishte Ermal Fejzullahu ai i cili dhuroi 100 mijë euro për Shqipërinë, ndërsa tani ai ka bërë edhe një deklaratë ku ka treguar se do të kujdeset personalisht për ndërtimin e një shtëpie për familjes Abazi, familje kjo e cila para disa viteve i kishte vdekur edhe një djalë tjetër.
Vëllezërit Abazi pas tyre lanë edhe fëmijë jetimë./gazetametro.net