Një person është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 21:50 minuta në afërsi të Liqenit të Badovcit, kanë njoftuar policia e Kosovës.
Sipas policisë, personi është gjetur në një pyll në rrugën Graçanicë – Gjilan.
Rasti është hapur si vdekje e dyshimtë ndërsa Policia po ndërmerr të gjitha veprimet për të sqaruar rrethanat.
“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth ores 21:50, në një distancë nga rruga Graçanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulantes. Njësitet policore jane duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hoxha”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.