Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e pritjes solemne të Krishtlindjes, nga ku ka dhënë mesazhe për festën por edhe për negociatat për koalicion.
Kurti ka uruar Krishtlindjen duke thënë se kjo festë na bën thirrje për dashuri dhe për ta shtrirë dorën.
“Festa e Krishtlindjes na bën thirrje për dashuri. NA bën thirrje që t’ia shtrijmë dorën atij që është skamnor, atij që është i përjashtuar, atij që është i diskriminuar. Gëzuar Krishtlindjet dhe festofshim së bashku”, ka thënë Kurti.
Mirëpo, Kurti më shumë është pyetur lidhur me atë që iu intereson të gjithëve – marrëveshjen me-në. Ai ka thënë se me partnerin janë afër dhe po i ndan një gurë.
“Ne shpresojmë që të kryejmë bisedimet dhe të dalim me një marrëveshje për të cilën kanë votuar qytetarët. Ne me partnerin tonë të koalicionit jemi shumë afër. Kemi një gurë në rrugë. Nuk është as shkëmb e as guralec por me urimet e mira të Don Lush Gjergjit, me punën tonë të përbashkët, besoj që do të arrijmë rezultatet”, ka potencuar kandidati për kryeministër.
Ndërkohë, i pari i VV-së foli edhe për takime me kreun e LDK-së, duke thënë se ato kanë ndodhur sot e dje, dhe pritet edhe nesër njëlloj.
Ndryshe, Veteëvendosja dhe LDK-ja nuk po pajtohen vetëm për postin e presidentit, të cilën pikë Kurti e quajti “gur”./Reporteri.net