Shkruan: Afrim Kqiku
Jo vetëm individët kanë pikëllim e krijojnë kujtime, por edhe qytetet e shtetet kanë ditë zie dhe shënojnë ditët e veçanta të pikëllimit.
I tillë është kujtimi për vajzën, Valdete Kryeziun, e cila iku në përjetësi në moshën e rinisë së hershme, për të mos vdekur kurrë nga kujtesa e qytetit tonë të Gjilanit, e veçanërisht që ishte bija e familjes së respektuar dhe profesorit të njohur, Prof. Dr. Bahtijar Kryeziut, që dha kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e dhjetëra brezave, në gjuhën e letërsinë shqipe, publicistikë, onomastikë e albanologji.
Në këtë album, në përvjetorin e vdekjes, nga arkivi i ngjarjeve pikëlluese të qytetit të Gjilanit, pikërisht edhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shpalohen fotografi të papublikuara më parë, në shënimin e përvjetorit të vdekjes së një vajze të re nga një familje e dalluar dhe e respektuar e qytetit tonë. Qoftë i paharruar kujtimi për Valdeten!