Pulmologu Skënder Baca ka thënë se virusi korona sulmon traktin respirator dhe mund të shkaktojë kallje të mushkërive ose pezmatim të tyre.
“Grupi i koronavirusëve është zbuluar më 1930-n të shtazët dhe efekti që ka ky virus është te gjitarët dhe te shpezët. Më 1960-n është zbuluar patologjia e shkaktuar te njeriu. Çdo vit kemi një grip sezonal dhe krejt varet nga patogjeneza – virulenca e virusit që e ndryshon kodin gjenetik, që shkaktohet edhe patologjia më e madhe, më e vogël, epidemi ose pandemi. Virusi shkakton efekte patogjene, ftohje e zakonshme ose rrufë, kalon lehtë dhe mjekohet në mënyrë ambulatore. Virusi mund të depërtojë përmes traktit të poshtëm respirator dhe të shkaktojë kallje të mushkërive ose pezmatim. Këto raste trajtohen në klinikë dhe mund të komplikohen”.
Mjeku i mushkërive ka thënë në “Sytë 7” se edhe vaksina kundër gripit sezonal ndihmon në luftimin e COVID-19. “Sa ma shumë të vaksinohen personat kundër gripit të zakonshëm – ajo është forcë imunologjie që na garanton se do ta kalojmë më lehtë gripin, por edhe koronavirusin. Ata që kanë dy sëmundje janë më të rrezikuar: diabet, astma…”, tha ai.