Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, ka paralajmëruar masat e reja të vendosura nga autoritetet e vendit, në luftë me koronavirusit.
Vendimet e prezantuara në një konferencë për media, që po mbahet tani, do të hyjnë në fuqi nga data 15 prill.
Ai tha se ditëve të fundit nuk janë respektuar sa duhet rekomandimet e IKSHP’së dhe paralajmëroi rritje të numrit të të infektuarve.
Këto janë disa nga masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë:
Ndalohet qarkullimi i personave fizik nga shtëpitë e tyre, përvec rasteve me furnizim me mallra të domosdoshme dhe atë 1 orë e gjysë në ditë
Gjatë qarkullimit të personave fizik nuk lejohet të shoqërihen nga të tjerët, vetëm në rastet e personave me aftësi të kufizuar
Ndalohet dalja e personave mbi moshën 65 vjeçare
Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se ndonjë është viktimë e dhunës fizike.
Ndalohet takimi mes personave, vizitat familjare, shoqërore e të tjera./gazetametro.net