Ish drejtori i Administrates Publike dhe tani drejtor i Arsimit, ishte i pari në rajon që kishte aplikuar projekti “Telework” (puna në distancë) apo siç është quajtur “Puna prej shtëpie”, për shërbyesit civilë të komunës së Gjilanit e që tani kjo formë eshte bërë nevojë e kohës sot në Kosovë e më gjerë.
“Drejtori i Administratës, Nazim Gagica, theksoi se ky është projekt i analizuar mirë dhe sot po e bëhet praktik me zyrtarin për procesmbajtës të Kuvendit.
“Sot po e implementojmë projektin “Tele-work” (puna në distancë) apo siç e kemi quajtur ne “Prej Shpije”, e që është projekti i parë në nivel të Kosovës, por edhe në rajon, i cili do të ketë ndikim edhe në koston e vetë zyrtarit, por edhe në koston e vetë Komunës. Ne i matim objektivat që i ka arritur zyrtari në fjalë nëpërmjet softwerëve”, “kishte thënë Gagica.