Të dielën pritet mot me diell dhe me intervale të pakta vranësirash.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C.
Po ashtu, era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior.

