Kryetarja e K.P.K -së së Gjilanit , Drita Kallaba përkrah fuqishëm kërkesat e prindërve dhe nxënësve për anulimin e testit të arritshmërisë si dhe testin e matures .
Duke marrë parasysh sfidën që po e kalon vendi ynë dhe mbarë bota pra lufta ndaj virusit të padukshëm , është shumë e padrejtë që fëmijët tanë të ballafaqohen edhe me një “virus” të një lloji tjetër që është jetik për ta, kjo pasi që të mësuarit në mënyrë virtuale nuk mund të jetë i duhuri që nxënësit të aftësohen për një test të kësaj natyre , ku nga ky test nvaret e ardhmja e tyre.
Ne sygjerojmë që të organizohen provime pranuese në secilin profilë ku u ipet pak kohë nxënësve të marrin veten psiqikisht dhe të përgaditen për provime pranuese në drejtimet e përzgjedhura nga ana e tyre.
Andaj ju bëj thirrje DKA-së së Gjilanit , MASHT-it që të i marrin parasyshë kërkesat tona dhe të reflektojnë në dobi të fëmijëve .
Urojmë që kërkesa jonë të shkojë në adresë të duhur si dhe shqyrtimi i saj të mirret me seriozitet , drejtësi në të mirë të fëmijëve tanë.