Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan po vazhdon me lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.
Gjatë ditë, sot është bërë rrënimi i një muri nga një urzupator në rrugën “Motrat Qiriazi” në lagjen “Rruga e Prishtinës”, i cili ka ndërtuar murin në rrugën publike të paraparë me planin detal urban të si rrugë publike, pronë e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se do të rrënohen të gjitha ndërtimet që janë bërë në pronën publike, derisa uzurpatorët do të përballen me pasojat që dalin nga ligjet në fuqi.