Nga dita e sotme qytetarët e Kosovës do të kenë orar të ri të qarkullimit si pjesë e masave më të reja lehtësuese.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për lehtësimin e disa masave kufizuese, që janë në fuqi prej kohësh për shkak të pandemisë COVID-19.
Nga sot do të hapen xhamitë dhe kishat, derisa qytetarët do të lëvizin pa kufizime nga ora 5:00 e mëngjesit deri në ora 21:00.
Në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina, ndërsa nga 1 qershori do të ketë lehtësime të tjera që ndikojnë në mbarëvajtjen e bizneseve.