#Dita83. Fatmirësisht, në Gjilan nuk kemi raste të reja pozitive me #Covid19. Po vazhdojmë me monitorimin e 27 rasteve brenda 9 shtëpive. Urojmë të shërohen shpejtë edhe këta qytetarë. Do të vazhdojmë me monitorim përmes Qëndres Operative të emergjencave civile çdo ditë dhe 24 orë.
Ndërkohë, sa i përket investimeve kapitale, është fat i madh i Gjilanit që projektet milionëshe po i realizojmë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Investive Europiane ,Banka Botërore me seli ne Uashington DC,Komisioni Euripian,USAID ,SDC Zvicrane,GIZ e partneret tjere te Gjilanit.
Rruga Gjilan – Prishtinë në gjatësi 7.1 kilometra, rruga Livoç i Ulët – Kllokot, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm për periudhën afatmesme e trajtimi i lumit Morava, janë vetëm disa nga projektet kapitale të konfirmuar nga miqtë e Gjilanit. Ditë të mira po vinë për Gjilanin tonë!