Analisti politik, Blerim Vela, ka hedhur dyshime mbi numrin e deputetëve që kanë votuar qeverinë Hoti sot në Kuvend.
Ai ka thënë se rezultati i deklaruar nga kryesuesi i seancës nuk ishte i saktë për një arsye.
“Kryesuesi njoftoi se ishin 86 vota total nga te cilat 61 vota per, 24 kunder dhe 1 abstenim”, ka shkruajtur Vela.
“Ne seance sipas pamjeve dhe deklaratave publike kane qene 2 vota abstenim. Ajo e Donika Kadaj Bujupit te AAK dhe Fatmir Rexhepit te LDK”, ka hedhur dyshimet Vela.
Postimi i plotë në Facebook:
Rezultati i deklaruar nga kryesuesi i seances se Kuvendit nuk eshte i sakte! Ai njoftoi se ishin 86 vota total nga te cilat 61 vota per, 24 kunder dhe 1 abstenim.
Ne seance sipas pamjeve dhe deklaratave publike kane qene 2 vota abstenim. Ajo e Donika Kadaj Bujupit te AAK dhe Fatmir Rexhepit te LDK.
Pra, duhet te sqarohet rezultatit i votimit sa me pare sepse nuk eshte e mundur qe te jene 86 vota ne total dhe te jene 61 per, 24 kunder dhe 2 abstenime.