Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, ka takuar sot Ministrin e Drejtësisë, Selimi Selimin, të cilin e ka informuar për punën, dhe zbatimit të planit operativ për COVID.
Sipas këtij plani, deri më tani asnjë i burgosur nuk është i prekur nga koronavirusi, njofton SHKK.
Po ashtu, gjatë takimit, Thaçi e njoftoi ministrin Selimi rreth menaxhimit dhe zbatimit të planit operativ “Coronavirus”, plan ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covid -19 në institucione korrektuese dhe ato të paraburgimit, ku si rezultat i këtij plani, deri më tani asnjë i burgosur nuk është i prekur nga Pandemia Covid 19.
Në anë tjetër, ministri Selimi i ofroi mbështetje të plotë, drejtorit Thaçi, veçanërisht në rritjen e efikasitetit të mekanizmave të sistemit juridik, modernizimit dhe digjitalizimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.