Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se regjistrimi i 58 rasteve të reja me Covid-19, përbënë brengë për institucionin që e drejton.
Ai ka bërë apel tek qytetarët që pas lehtësimit të masave, t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së siç janë mbajtja e distancës, përdorimi i maskës dhe mbajtja e higjienës.
“Në orët e pasdites ka dalë informata nga laboratorët e IKSHPK-së se sot kemi regjistruar në laboratorë 58 raste pozitive me Covid-19 që paraqet një numër të rritur të rasteve në krahasim me ditët e kaluara”.
“Kjo javë është një rritje e numrit të rasteve që për neve ka paraqitur brengë. Ju e dini se ne kemi rekomanduar dhe bëjmë apel tek qytetarët që pas lehtësimit të masave t’i zbatojnë rekomandimet të cilat janë të lehta për ta ruajtur shëndetin tonë, duke mbajtur distancën, maskat dhe të ruhet higjiena personale”.
“Duke pasur parasysh se sonte kemi një numër të rritur të rasteve të shpërndara, është një karakteristikë epidemiologjike që na bën të brengosemi”.