Pas publikimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, është lajmëruar për herë të parë kreu i vendit.
Thaçi, që ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë rreth akuzave ndaj tij, në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka ndërruar fotografinë e ‘coverit’, duke e vendosur emblemën e UÇK-së.
Bëjmë të ditur se presidenti i vendit ka anuluar vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë pas lajmit për aktakuzën ndaj tij.