Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, duke thënë se ky vendim është shokues pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se ky është mohim i të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62 mijë shëbyes civilë.
“Policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj.”, ka thënë ai.
Tahiri ka thënë se sapo ta pranojnë vendimin, do të evitojnë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe se do të instistojnë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë.
Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.
Pas pezullimeve, Gjykata ka vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përpuethshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.
Ky është statusi i tij i plotë:
Shokues vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë.
Policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj.
Posa ta pranojmë vendimin, ne do të evitojmë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm insistojmë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë!O