Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli përmes një postimi në facebook, ka treguar se nga rezultatet e publikuara mbrëm 7 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe të gjitha këto jan raste kontakti.
Postimi i plotë:
Sipas rezultateve të publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, në nivel vendi rezultuan 152 raste pozitive me COVID19. Nga këto raste, Komuna e Gjilanit, rezultoi pozitiv me 7 raste të reja. Të gjitha rastet e konfirmuara mbrëmë janë raste kontakti, ku dihet edhe burimi i tyre.
Në Gjilan si të rezultuar të deritanishëm pozitiv me COVID19 janë 202 persona, ndërsa aktualisht janë të shëruar 136 raste. Fatkeqësisht, të vdekur kemi 4 persona, ndërsa aktive i kem 62 raste.
Që ta ruajmë veten tonë, të afërmit dhe të moshuarit, duhet ta bëjmë zbatimin e rekomandimeve të IKSHP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Bashkë, do të qëndrojmë në ballë të çdo beteje e cila i kontribuon përmisimit të kësaj situate dhe rezultimit si të shëruar të plotë të të prekurve.
#bashkeiadalim