Për keqardhje!
Sindromi nga Kuvendi i Kosovës për mosvotimin nga LVV-ja e çështjeve që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirsimin e jetës së qytetarëve fatkeqsisht po bartet edhe në Gjilan.
Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Gjilanit sot mbajti takimin e radhës ku edhe e caktuam rendin e punës për dy seancat e radhës së këtij muaji.
Nga çështjet që do të trajtohen në këto dy seanca po i përmendi vetëm se dy, njëra është kerkesë qytetare (komunitare) dhe tjetra kërkesë institucionale e që të dyjat në fakt kanë ndikim të drejtëperdrejtë në kualitetin e jetës qytetare dhe institucionale.
Kërkesa qytetare në fakt është një peticion nga banorët e një lagjeje të re në rrugën e Kumanovës për Kuvendin e Komunës që të ndajë 30 metra katrore për vendosjen e trafos për elektrifikimin e asaj lagjeje. Për rëndësinë e ndarjes së lokacionit për ndërtim të trafos dhe pastaj furnizimit me rrymë nga ajo trafo besoj nuk duhet edhe shumë të flasim dhe të hargjojmë frymë. Vetëm se një orë kur na mungon rryma në shtëpitë tona e shohim se sa është vështirë.
Kërkesa institucionale është nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe ka të bëjë me votimin e iniciativës për themelimin e Qendrës Kulturore Evropiane e cila synon të krijoj politika zhvillimore kulturore duke konkuruar me projekte ne fondet e IPA-së, BE-së dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Përfituesit dhe bashkëpuntorët e Qendrës do të jenë Teatri i Qytetit, Biblioteka e Qytetit, Muzeu, Galeria e Qytetit etj. Edhe për rëndësinë e Qendrës nuk duhet të diskutohet shumë, menjëhere duhet t’i hapet rrugë iniciativës së tillë.Fatkeqësisht asnjëren nga këto çështje nuk e votuan sot anëtarët e LVV-së. Fatmirësisht në Kuvendin e Gjilanit anëtarët e vullnetit të mirë janë shumë më shumë në krahasim me ata të cilët kur të nisen për Kuvend ku ka votime kurrë nuk e marrin me vehte dorën e cila voton “Për”.
Madje, as sot e as për këto dy raste.