Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri përmes një postimi në facebook ka treguar se 84 persona janë duke pritur për rezultatet e Covid-19.
Postimi i plotë:
#Dita134. Gjilani është në pritje të rezultateve për 84 mostra, të cilët e kanë bërë testin e #COVID19. Numri total i të prekurve është 340, 218 janë shëruar plotësisht, 115 janë raste aktive dhe fatkeqësisht 7 persona kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë, në këto orë të vona e kemi marrë lajmin për vdekjen e 2 pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, por që kanë dalë negativë në test për COVID19. Pra, nuk bëhet fjalë për vdekje si pasojë e virusit. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre!