Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, priti sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, me të cilët bisedoi për gjendjen aktuale në këtë sektor.
“Me Pakon e rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka paraparë në detaje kujdesin për secilin sektor të ekonomisë, duke përfshirë edhe transportuesit e vendit”, theksoi kryeministri Hoti.
Ndërsa, në emër të transportuesve, Ruzhdi Kurtishaj tha se rënia e madhe e numrit të udhëtarëve, si pasojë e pandemisë Covid 19, i ka goditur shumë transportuesit e vendit.
“Nga Qeveria e Republikës së Kosovës po kërkojmë subvencionimin e trafikut urban dhe ndërurban, që mbahet kryesisht nga kompanitë private, sepse, nëse nuk kemi ndihmë, ne nuk do të mund të funksionojmë”, tha Kurtishaj.