Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nga e hëna fillon licencimi i laboratoreve private për testime serologjike dhe atyre molekulare.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratoreve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare
“Ndërsa nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratoreve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare!”, ka shkruar Zemaj.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të ashpërsohen masat pas rritjeve të rasteve dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët.
“Por, pavarësisht masave që kemi marrë, në ditët e fundit kemi parë se ato masa nuk janë respektuar. Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoj, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve ato nuk u respektuan”, ka shkruar Zemaj.