Në Gjilan, dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Siç tregon Policia rasti ka ndodhur brenda familjes por që nuk jepen shumë detaje në raportin policorë. Rasti është duke u hetuar.
Njoftim i i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPORË & DHUNË FAMILJARE
Gjilan 03.08.2020 – 20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.